DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani foli për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e pastër të agresionit me tre policët e kidnapuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.