presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve.

Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.