DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti në takim ambasadoren kroate në Kosovë, znj. Danijela Barišić

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren kroate në Kosovë, znj. Danijela Barišić, e cila e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në angazhimin e mëtejmë.

Ambasadorja Barišić ka shfaqur gatishmërinë e shtetit kroat për thellimin e bashkëpunimit të të dy shteteve, duke potencuar se ai është i hershëm dhe daton që nga vitet e 90-ta.

Presidentja Osmani, ndërkaq ka falënderuar ambasadoren Barišić për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme dhe poashtu ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi ndërshtetëror të shtrihet në sfera të interesit të dyanshëm.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur situatën me pandeminë, duke potencuar faktin se institucionet e Kosovës po e bëjnë ta pamundshmen që në një kohë sa më të afërt ta sigurojnë sasinë e nevojshme të vaksinave për të gjithë qytetarët. Ajo ka theksuar se kjo kohë kërkon solidaritet global, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinave. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.