presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia dhe znj. Vlora Tuzi-Nushi, shefe e Zyrës UN Women për Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia dhe znj. Vlora Tuzi-Nushi, shefe e Zyrës UN Women për Kosovë.

Takimi është mbajtur me qëllim të bashkrëndimit të angazhimit ndërinstitucional në drejtim të garantimit dhe promovimit të barazisë gjinore dhe avancimit të pozitës së vajzave dhe grave në shoqëri  dhe në sferën publike.

Takimi u mbajt pas përfundimit të suksesshëm të Javës se Gruas, që këtë vit u organizua nën patronatin e Presidentes Osmani dhe në vazhdë të punëve që po bëhen në drejtim të përmbushjes së zotimeve të Samitit për Demokraci. 

Në takim u diskutua për bashkërendimin dhe përfshirjen më të madhe të grave në vendimmarrje dhe në jetën institucionale. 

Bashkëbisedueset u pajtuan që ta shtyjnë përpara agjendën për vajzat e gratë, të ndihmojnë në fuqizimin ekonomik, sikurse edhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.