DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Presidenti Rugova mbetet simbol i paqes e lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Me krenari dhe respekt të thellë, bashkë me përfaqësues të korit diplomatik, bëmë homazhe në nderim të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, njeriut që udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Ati themeltar shquhej për vizionin e tij largpamës për një Kosovë të lirë, të pavarur, demokratike dhe të integruar në familjen euroatlantike. Ai mbetet simbol i paqes e lirisë, ndaj lavdia e tij është e përhershme!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.