Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Carter dhe popullit amerikan pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur për njerëzimin. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë.
Mendimet tona janë me familjen e tij, teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për ta nderuar trashëgiminë e tij!
Foto: John Bazemore/AP