Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Diakhar Faye, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Faye ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe popullin mik të Kosovës, duke shprehur dëshirat e tij për shëndet, lumturi dhe prosperitet.
Në të njëjtën kohë, Presidenti i Senegalit ka rikonfirmuar gatishmërinë për të forcuar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
![]() |
![]() |