DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Korishës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës, në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, e në mesin e tyre 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Mizorinë e vetë forcat e regjimit gjenocidal e treguan duke ekzekutuar 14 fëmijë, pastaj gra, burra e pleq. Kjo ngjarje makabër përbën një pjesë të kujtesës sonë historike, të cilën nuk do ta harrojmë, por do të përpiqemi që e vërteta për të, të mbrohet kudo. Këto viktima meritojnë nderim, i cili vihet në vend me të vërtetën, ndërkaq e vërteta e do drejtësinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për 77 të vrarët në Korishë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.