Në 13 vjetorin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 13 vjet më parë u konfirmua se Kosova nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
“13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Presidentja në Twitter.