Në 23-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes, kujtimi për Shaban Manajn, veprimtarin e shquar për liri e pavarësi, mbetet i freskët.
Ai ishte njeriu që nuk u dorëzua asnjëherë, duke i qëndruar afër presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, bashkë me të cilin i dhanë shumë kauzës për liri, pavarësi e shtet.
Avokati Manaj do të mbetet përherë model i njeriut të angazhuar për të drejta të njeriut dhe për çështje kombëtare.
Shëmbëlltyra e Shabanit do të kujtohet përherë, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen asnjëherë!