Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin Kompaktit të MCC për Kosovën.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!
Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
