...

Presidentja Osmani: Një tjetër medalje botërore për Kosovën!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu për medaljen e bronztë
në Kampionatin Botëror për Seniorë “Budapest 2025”

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Një tjetër medalje botërore për Kosovën – 🇽🇰🥉

Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror për Seniorë në Budapest, duke fituar medaljen e bronztë në një garë të jashtëzakonshme!

Me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë. Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare.

Një falënderim i veçantë për trajnerët e saj, legjendat Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj brezit të ri të kampionëve.

Urime Laura – krenaria jonë! 💪🇽🇰

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.