Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar popullin turk pas tragjedisë që ndodhi në minierën në Bartin.
Presidentja Osmani ka thënë se mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë.
“Ngushëllimet tona më të thella i shprehim familjeve të viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet dhe lutjet tona janë me të dashurit e tyre, të lënduarit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Presidentja Osmani në twitter.