DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon ish-Presidentin Thaçi dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit. Kontributi dhe dashuria e tij për atdheun, shpresoj të shndërrohen në udhërrëfyes dhe kujtime krenarie për të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta ish-Presidentit Thaçi, gjithë familjes Thaçi, si dhe miqve e të gjithë të afërmve të z. Haxhi Thaçi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.