DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjet, homologun Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës për aksidentin tragjik në Spitalin Covid të Tetovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi për viktimat nga zjarri në Spitalin Covid të Tetovës.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi. 
 
Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të  lënduarve!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.