DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isuf Dedushaj

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një prej personaliteteve më të shquara në fushën e epidemiologjisë, shkencës dhe sferës akademike.

Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Kosovë. Me një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme si mjek, epidemiolog dhe profesor universitar.

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Isuf Dedushajn!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.