Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sadrija me rastin e shuarjes së jetëve të dy djemve të familjes Sadrija në një aksident zjarri.
Në vijim gjeni të plotë telegramin e ngushëllimit të Presidentes Osmani për familjen Sadrija:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuar familje Sadrija,
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për shuarjen e jetëve të djemve tuaj në një aksident zjarri.
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet për këtë humbje të parakohshme të fëmijëve tuaj!
I përhershëm qoftë kujtimi për ta!