DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në festën e Pashkëve mysafirë te familja Balaj në Klinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në festën e Pashkëve ka qëndruar mysafirë te familja Balaj, në Klinë.

Presidentja Osmani ka thënë se në ditën që simbolizon sakrificën sublime në emër të dashurisë për njerëzit, por edhe ringjalljen e shpresës, u ritakuam e kaluam shumë momente të bukura me këtë familje bujare. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes: 

Sot, për të uruar Pashkët, ishim mysafirë te familja Balaj, në Klinë. Në ditën që simbolizon sakrificën sublime në emër të dashurisë për njerëzit, por edhe ringjalljen e shpresës, u ritakuam e kaluam shumë momente të bukura me këtë familje bujare.
Dashuria e familjeve tona, ndjenja me të cilën ato e shtrojnë tryezën për miqtë dhe gatishmëria për t'ua falur atyre gjithë atë mikpritje, janë shenjë se simbolika e Pashkëve është e fuqishme mes nesh dhe se solidariteti e harmonia jetojnë fort ndër njerëzit tanë. Ato janë vlera jonë e përhershme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.