presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka vlerësuar si nder e krenari ta parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Presidentja Osmani ka thënë se populli i Kosovës është krenar me sportistët dhe beson në përgatitjen, suksesin dhe triumfin e tyre.
 
“Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori”, ka thënë Presidentja.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Nder e krenari ta shoh parakalimin e 11 sportistëve të Republikës së Kosovës, të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.
 
Populli i Kosovës është krenar me ju, beson në përgatitjen tuaj, suksesin tuaj dhe triumfin tuaj.
 
Sportistët tanë që prej shumë kohësh po e ngrisin lart flamurin e shtetit të Kosovës, po na ngjallin shpresën dhe krenarinë se garat në sport nuk njohin shtete të mëdha e të vogla, por njohin sportistë të përgatitur, që me shpirtin garues thyejnë rekorde dhe bëjnë histori.
 
Në krye me të artën tonë Majlinda Kelmendi, sportistëve tanë ju uroj sukses! Ata do ta bëjnë krenar veten dhe shtetin e Kosovës!
 
Ju priftë e mbara! Një popull i tërë është me ju. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.