Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, me rastin e fillimit të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë.