presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mori pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për të nderuar LS Mbretëreshën Elizabeth II

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III për të nderuar trashëgiminë e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Përkrah familjes mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë si dhe për dedikimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka thënë presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.