DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka bërë nderime para arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër

Londër, 18 shtator 2022 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, kanë bërë nderime para arkivolit të Mbretreshës Elizabeth II, në Westminster Hall në Londër.

“Sot i kemi bërë nderimet tona LS mbretëreshës së ndjerë  para arkivolit te saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Ne u bashkohemi kolegëve të tjerë dhe popullit të  Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të tërë përkushtuar  ndaj shërbimit”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.