presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të edicionit të 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se të rrethuar me vajza e djem të jashtëzakonshëm, ndërmarrës, mendje inovative e të guximshme, nga Prishtina i përçuam mesazh botës se kur flasim për ndërmarrësi, Kosova ka shumë për t’i dhënë e për t’i treguar botës.

Statusi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot e filluam zyrtarisht edicionin e 10-të, të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë.

Të rrethuar me vajza e djem të jashtëzakonshëm, ndërmarrës, mendje inovative e të guximshme, nga Prishtina i përçuam mesazh botës se kur flasim për ndërmarrësi, Kosova ka shumë për t’i dhënë e për t’i treguar botës.

Java Globale e Ndërmarrësisë është javë e storieve të jashtëzakonshme të suksesit, punës së palodhshme, përkushtimit e angazhimit të pashoq, si dhe shquhet për vendtakim të personaliteteve inspiruese dhe vajzave e djemve të cilët duan me ngulm t'ishndërrojnë idetë e tyre në nisma konkrete.

Kënaqësi e veçantë ta organizojmë këtë edicion nën patronatin e Presidencës së Republikës. Uroj që kjo javë të jetë javë e nismave, ideve e partneriteteve të reja në dobi të komunitetit dhe shoqërisë sonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.