Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ka vizituar JCoders.
Presidentja Osmani ka thënë se fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore.
“Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit”, ka thënë Presidentja Osmani.
Statusi i plotë i Presidentes Osmani:
Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, s'ke se si të mos e vizitosh një startup siç është JCoders.
Fëmijët tanë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës po i tregojnë shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre duke prodhuar lodra inxhinierike e duke dizajnuar gjuhë programore. Ata po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më shumë pjesë të hartës globale të inovacionit.
Frymëzim për Artën, themeluesen e dy startupeve, ishin vajzat e saja. Duke dashur të krijoj një botë më të mirë për to, ajo është e bindur se çdo produkt e çdo shërbim i ofruar në të dy startupet do të kontribuoj në krijimin e një Kosove më të mirë edhe për të gjithë fëmijët e tjerë.