Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëria i parë Prindon Sadriu, sonte kanë qenë të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar.
“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar.
Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar Presidentja Osmani.



















