Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Presidentit Macron ka marrë pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Postimi i plotë i Presidentes:
Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë.
#GoldenEuropeans #Paris2024 #TeamKosova #s4sd