presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Mërgata e Kosovës kontribuese ekonomike dhe urë lidhëse me shumë shtete aleate

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është takuar sot edhe me mërgatën e Kosovës që jeton në këtë vend. Presidentja Osmani tha se mërgata jonë në Luksemburg është imazhi që na bën krenar.

Në vijim postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Mërgata e Kosovës është e lidhur fort me traditën tonë kulturore e historike. Ata janë pjesa jonë nëpër botë, imazhi që na nderon, na bën krenar dhe që gjithnjë e pandalë bën diçka për Kosovën.

E lumtur që sonte në Luksemburg takova kosovarë të suksesshëm në shumë sfera të angazhimit të tyre. Përtej kontributit ekonomik, mërgata është urë lidhëse me shumë shtete aleate të Kosovës.

Perspektiva e dyfishtë dhe përvojat e larmishme e bëjnë mërgatën tonë me potencial zhvillimor për Kosovën, ndaj dera për ta gjithnjë është e hapur.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.