presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani me mesazh në Ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar

Dita e dëshmorëve të kombit është mundësi reflektimi për ata që patën guximin të vihen në mbrojtje të kombit e atdheut, për ata të cilët e bën të mundshme lirinë dhe shtetin tonë.

Sot i kujtojmë dëshmorët tanë, të cilët me mund e sakrificë e ndërtuan rrugën nëpër të cilën po ecim, ndaj breza të tërë do të jenë krenar me veprat e tyre.

Ata nuk hoqën dorë nga ideja e lirisë, e mbrojtën dinjitetin tonë, na kthyen shpresën, na motivuan për shtetin, ndaj përjetë  përulemi para tyre!

Dëshmorët janë bërë të tillë nga guximi, veprimet dhe rruga që kanë zgjedhur. Vepra e tyre është testament i yni për shtetin!

Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët tanë! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.