DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani Majlindës: Ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas eliminimit të Majlinda Kelmendit, nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Presidentja ka thënë se Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. 

“Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin”, ka theksuar Presidentja Osmani.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:  
 
Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin.
 
Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndrrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave.
 
Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë.
 
Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë. 
 
Majlinda është Kosova! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.