presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Kanada ka takuar përfaqësues të mërgatës sonë të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme.

Presidentja Osmani ka thënë se ata janë shndërruar në imazh të mire të vendit tonë.
 
Në vijim gjeni të plot postimin e Presidentes Osmani:
 
Gjatë vizitës sime në Kanada takova përfaqësues të mërgatës sonë, të cilët po shkëlqejnë në profesione të ndryshme dhe janë shndërruar në imazh të mire të vendit tonë. Ata kontributin vazhdojnë ta shtrijnë edhe në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e në vende të tjera, duke treguar kështu se largësia asnjëherë nuk e zbehë lidhjen me mëmëdheun. Faleminderit pafundësisht!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.