DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujton Latif Berishën dhe Agim Hajrizin

Më 24 mars 1999, Kosova humbi dy humanistë të shquar: Latif Berishën dhe Agim Hajrizin. Njëri shkrimtar e intelektual, tjetri veprimtar sindikal, të dy atdhetarë të përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën ditë, Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e Agimit, u vranë nga regjimi gjenocidal serb. Por, vepra dhe sakrifica e tyre mbeten të pavdekshme dhe referencë për brezat.

Kosova kujton dhe nderon veprën dhe sakrificën e tyre, sot e gjithnjë!

Qoftë i përhershëm kujtimi për Latif Berishën, Agim Hajrizin dhe të gjithë të rënët për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.