Në 27 vjetorin e rënies, nderojmë dhe kujtojmë Ismet Rrahmanin, heroin që jetën e tij ia kushtoi arsimimit të brezave dhe lirisë së atdheut.
Ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim.
Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.
Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani!