presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujton 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës

25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë masakruan 32 civilë të Nabërgjanit të Pejës, me synimin e tyre për shfarosjen e shqiptarëve.

Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë.

E vërteta dhe drejtësia janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.