Sot e kujtojmë me nderim dhe respekt Shaban Manajn, veprimtarin e paepur të lirisë, avokatin dhe bashkëpunëtorin besnik të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Ai dëshmoi guxim dhe përkushtim në angazhimin e tij për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike.
Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit.
Drejtësia për të dhe për të gjithë të vrarët mbetet zotimi ynë i përhershëm.
