DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Në këtë moment vendimtar për demokracinë dhe stabilitetin e Republikës sonë, i bëj sërish thirrje të gjitha subjekteve politike që t’u japin qytetarëve atë që u takon me Kushtetutë: një Kuvend funksional dhe institucione që punojnë në interes të tyre.

Kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale.

Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.