presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujtoi masakrat në Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit 

25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në një ofansivë që synonte spastrimin etnik  në fshatrat e Rahovecit, vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc. Në këtë ditë, në Brestoc, në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë luftëtarë të UÇK-së, teksa 6 banorë ende janë të zhdukur me dhunë.

Sot i kujtojmë me respekt të gjithë të martirët e këtyre masakrave, sikurse edhe ata që ranë në altarin e lirisë.

Drejtësia për viktimat dhe kujtimi për heronjtë janë obligim i yni i vazhdueshëm!

This site is registered on wpml.org as a development site.