presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujtoi 25 vjetorin e Masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë

Brutaliteti i regjimit gjenocidal serb përgjatë muajit mars të vitit 1999 përfshiu pjesë të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars të atij viti, në lagjen “Dardania”, në Pejë, ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë.

Shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit kriminal serb në të gjitha vendet ku u kryen masakrat në tërë territorin e Kosovës.

Në këtë përvjetor, bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për drejtësinë dhe të vërtetën.

Qoftë i përhershëm kujtimi për 40 të vrarët në lagjen “Dardania”!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.