presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit të Raportit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Edhe një hap përpara. Pas miratimit të Raportit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës tani do të vazhdojë në Asamblenë Parlamentare. Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë qasje të drejtpërdrejt në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.