presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujtoi 24-vjetorin e vrasjes së Haki Imerit

Në këtë 24-vjetor, kujtojmë një aktivist e një patriot të madh, i cili është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të lëvizjes për pavarësi.

Përballë rrezikut e sfidave, Hakiu nuk u zmbraps asnjëherë, por punën e tij prej pedagogu e gërshtetoi me aktivitetin patriotik. Hovi i tij u ndal pabesisht kur shkaku i bindjeve politike dhe aktivitetit politik në shërbim të atdheut e të kombit, u vra më 2 nëntor të vitit 1999.

Le ta nderojmë kujtimin për Hakiun, teksa përkushtimi ndaj idealit të lirisë, qoftë frymëzim i përhershëm për brezat!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.