Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përvjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen e tij.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale.
Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i frymëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës.