presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Kosova e bekuar me miq sikurse presidenti Clinton

Presidentja e Republikës së Kosovës, e cila po qëndron në New York është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Presidentja Osmani ka falënderuar ish-presidentin Clinton për të gjitha që i ka bërë për popullin tonë.

“Të thuhet që Kosova është bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnik do të ishte një vlerësim i pamjaftueshëm.

Z. President @BillClinton, faleminderit për të gjitha që i keni bërë për popullin tonë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në New York, presidentja Osmani në margjinat e sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.