Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e ushtarakut të UÇK-së, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret.
Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan.
Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!
