DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka vizituar sot komunën e Junikut

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të ciklit të vizitave nëpër komuna, ka vizituar sot komunën e Junikut, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, z. Ruzhdi Shehu.

Presidentja Osmani ka thënë se në takim me kryetarin Ruzhdi Shehu diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në komunë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit  të turizmit dhe bujqësisë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes

Ciklin e vizitave nëpër komuna e vazhduam sot me Junikun.

Në takim me kryetarin Ruzhdi Shehu diskutuam për zhvillimet e përgjithshme në komunë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit  të turizmit dhe bujqësisë.

Më pas, bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vendosëm lule te shtatorja e heroit Edmond Hoxha. Vazhduam në aktivitetin për shënimin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, i cili shënon jo vetëm ngjarje të rëndësishme historike, por edhe shembull të artikulimit të qartë politik të kërkesave të popullit shqiptar për liri e pavarësi. 

Në kullat e Junikut u ofruan specialitetet e kuzhinës sonë popullore të bëra nga duart e arta të grave të organizatës joqeveritare “Qershiza”, me të cilat diskutuam për rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave.

Kurse te kompania LUNA, e cila merret me përpunimin e  mollave, qershive, vishnjeve dhe boronicave pashë nga afër punën e madhe që bëjnë gratë e punësuara në këtë biznes të suksesshëm, të drejtuar poashtu nga një grua.

Vizitën në këtë anë, e shoqëruar nga presidenti Meta e përfunduam me një homazh në Kompleksin memorial të dëshmorëve në Koshare ku nderuam kujtimin për heronjtë e luftës sonë çlirimtare, të cilët e bën të mundshme që Kosova dhe Shqipëria t'i nderojnë bashkë ata dhe ta kujtojnë historinë e përbashkët!

Shihemi në komunën e radhës!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.