presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka vizituar basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka vizituar mbrëmë basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës që do të udhëtojnë drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.

Presidentja Osmani ka thënë se është e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi gjithnjë shpërblehen.
 
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
 
Nesër në orën 06:00 të mëngjesit, basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës do të udhëtojnë drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.
 
Mbrëmë, me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, vizituam këto basketbolliste të talentuara e të zellshme të cilat janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi gjithnjë shpërblehen.
 
Anda e Dua u kënaqen jashtëzakonisht shumë gjatë stërvitjeve të basketbollisteve të përfaqësueses sonë dhe ju uruam suksese në rrugëtimin e tyre drejt majave! 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.