presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka uruar kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministren e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Përgëzime kryeministre Kaja Kallas për fitoren e djeshme! Vendosmëria e juaj e palëkundur për paqe të qëndrueshme në Evropë dhe mbështetja e paepur për Ukrainën janë një shembull i shkëlqyer lidershipi. Ju keni treguar se angazhimi për liri, dinjitet dhe për një Evropë më të fortë duhet të jetë i pakompromis”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.