presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka përgëzuar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e Presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej.
 
Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet të të dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit.
 
Është diskutuar edhe për menaxhimin me pandeminë dhe pasojave  të saj, sidomos në sferën e ekonomisë. Presidentja Osmani ka theksuar se bashkë me Qeverinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për t`i siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet mike. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.