Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në katër vjetorin e vdekjes.
Presidentja Osmani ka thënë ai është gërshetim i fatit personal me fatin e popullit të tij.
“Ai rezistoi 28 vjet në burg, siç rezistoi populli i tij deri më 1999 me lirinë e fituar nga lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
Katër vjet më parë, Kosova mbeti pa simbolin e rezistencës, vetëmohuesin e veprimtarin Adem Demaçi.
Ai është gërshetim i fatit personal me fatin e popullit të tij. Ai rezistoi 28 vjet në burg, siç rezistoi populli i tij deri më 1999 me lirinë e fituar nga lufta e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-s.
Për brezat e tashëm dhe ata që vijnë, Demaçi mbetet shembëlltyrë e veprimtarit e patriotit të përkushtuar për lirinë si vlerë universale dhe shtetin si projekt nacional.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Mandelën e Evropës!