Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, në 22 vjetorin e saj.
“Masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrënqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë”, ka thënë Presidentja.
Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:
22- vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre.
Masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrënqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb dhe e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë.
Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog.
Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme!