presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka kujtuar ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në vijim, deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

Sot kujtojmë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, përbashkuesin e madh të shqiptarëve dhe riorientuesin drejt vlerave qytetëruese dhe qytetërimit, të cilit i përkasim prej mijëvjeçarësh.

Prandaj, shqiptarët panë në të jo vetëm heroin e tyre nacional e mbrojtësin e atdheut të tyre, por edhe strategun e madh nacional, i cili diti të krijonte e të ruante alenca të reja e t’i ripërtërinte aleancat e vjetra, të krijonte institucione civile e ushtarake e t’i vendoste themelet e diplomacisë shqiptare, mbi të gjitha, ta kultivonte te secili dashurinë për Arbërinë dhe për vlerat e popullit të vet.

Ai mbetet sot e kësaj dite model i strategut ushtarak e urtakut politik, i diplomatit të rryer e ruajtësit e përforcuesit të themeleve të atdheut. Nami i tij është i përjetshëm e kujtesa e lavdi për të i pambarim!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.