DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani ka kujtuar demonstratat e vitit ’81: Guximi i studentëve i dha formë kauzës për Kosovën Republikë e përmbushur më 17 shkurt 2008

43 vjet më parë, guximi i studentëve i manifestuar me demonstrata bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë dhe vazhdojë tutje deri në përmbushjen e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.

“Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi  fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet.

Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë.

Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të  kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore.

Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.